Pas një karriere të suksesshme në jetën politike të Pogradecit, Bledi Como synon më 25 prill që të arrijë të sigurojë mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshëm. Edhe pse i renditur i 8, Comi shprehet i bindur se do të mundë të arrijë që të sigurojë 10 mijë vota dhe të arrijë fitoren.
Kandidati socialist thekson se nuk ka zgjedhur të bëjë takime në këtë fushatë jo vetëm për hir të rregullave të pandemisë, por edhe pasi projektet e realizuara janë të dukshme dhe shumë të tjera janë në proces si në infrastrukturë, ujësjellësat në fshatra etj.
Bledi Como sqaron se do të nisë projekti i ndriçimit LED për qytetin dhe për 72 fshatrat përreth si dhe 3 projekte infrastrukturore madhore për Mokrën, të kërkuara po ashtu me ngulm nga banorët për të zhvilluar më pas atë që quhet Agro Turizëm ose turizëm familjar. Gjithashtu janë gati edhe tre projekte infrastrukturore si Golik-Proptisht-Bishnicë; Dardhas-Osnat-Nicë; Trebinjë-Cezmë-Shën Marenë.

1-Kush është Bledi Como i cili kandidon në zgjedhjet e 25 Prillit në listën e Korës?
Së pari ju faleminderoj për intervistën, duke më dhënë mundësinë për të folur rreth vetes time dhe pse zgjodha të jem pjesë e listës për deputet në Qarkun e Korcës. Unë jam pogradecar, lindur dhe rritur në këtë qytet kaq të bukur dhe kaq të dashur për të gjithë. Në profesion jam jurist, kam ushtruar për disa vite këtë profesion. Paralelisht kam qenë i angazhuar edhe në strukturat e Partisë Socialiste. Pra, nuk vij si një i ri në politikë i cili përballet për herë të patë me “xhunglën” e politikës. Mund të them që kam arritur ta njoh aq sa duhet këtë territor çka më jep një lehtësi për të përballuar edhe gjithë situatën që krijohet një një periudhë zgjedhore. Prej 5 vitesh kam drejtuar degën e Partisë Socialiste në Pogradec, më pas prej gusht 2019-ës deri para pak kohësh ushtroja detyrën si N/Kryetar i Bashkisë së Pogradecit.

2-Pse zgjodhi Bledi Como të kalonte në një shkallë më të lartë të politikëbërjes?
Jam pogradecar, kam lindur në qytetin që e dua, jo vetëm unë, por mbarë shqiptarët, kam punuar në sektorë të ndryshëm duke dhënë fillimisht një kontribut modest. E quaj të rritur kontributin tim afro 2 vjet në Bashkinë e Pogradecit, pasi bashkë me Kryetarin Ilir Xhakolli arritëm të hapnim dhjetra kantiere pune në qytet e fshatra. Pogradeci nuk i kishte parë në 8 vite të marra së bashku këto investime paralele. Pikërisht në këtë vrull pune, mendova që unë mund të bëj edhe më shumë për Pogradecin. Ky qytet ose rreth, ndër vite e ka vuajtur të pasurit një zë të fortë në Kuvendin e Shqipërisë ose le ta quajmë llogarikërkues. Pogradeci ka pasur edhe deputetë të tjerë në legjislatura të tjera, por edhe në këtë rast duhet të ketë patjetër një deputet të lindur dhe të rritur aty. Pse? Sepse një deputet i tillë i njeh të gjitha problematikat, hallet, shqetësimet dhe njeh prioritetet që kanë pogradecarët për zhvillimin e qytetit dhe fshatit. Pogradeci nuk ka nevojë t’ia krijosh turizmin, e ka të falur nga natyra, Pogradeci ka nevojë për politika më të mira për zhvillimin e turizmit, agrotruizmit, rritjen e kapaciteteve hoteliere, investime infrastrukturore deri edhe tek fabrikat apo investimet e huaja. Pogradeci i ka të gjitha dhe për këtë thjeshtë duhen njerëz që e duan këtë qytet dhe duan të punojnë për të. Shembullin e kemi dhënë me pushtetin lokal dhe mendoj që do japim më të mirin edhe nga ai qendror.

3-Dalim pak tek fushata, sipo ecën ajo në një kohë të tillë pandemie? Pse duhet që të rivotohet sërish PS dhe ju?
Unë kam zgjedhur të bëj një fushatë të thjeshtë dhe pa shumë zhurmë dhe trumbetime mediatike. E kam zgjedhur këtë pasi së pari mendoj për shëndetin e gjithë secilit. Personalisht e kam kaluar Covidin, por fatkeqësisht humba edhe babain nga ky virus. Ndaj gjithmonë jam treguar i kujdesshëm kur bëj takime të tilla, pasi nuk dua që asnjë prej atyre që do të më mbështesin të infektohet nga ky virus. Fatkeqsisht nuk e shoh këtë tek kundërshatrët e mi që vijojnë me grumbullime, por une deri në fund do vijoj kështu. Kam zgjedhur të bëj një fushatë pa premtime elektorale. Sic e përmënda më lart nga Bashkia u hapën dhjetra kantierë punë , ne jemi duke shkuar tek njerzit me projekte që po zbatohen , të cilat i kishim premtuar më herët, njëkohisht edhe me shumë projekte që janë në proces që nga infrastruktura në qytet, ujësjellësat në fshatra që vuanin mungesën e rrjetit prej 30 vitesh etj. Kemi nisur investimet për rrjetin ujor në : Udënisht, Proptisht, Velcan dhe Cerravë pra 4 rrjete ujësjellësi paralelisht. Ndërkohë që kemi siguruar fondin dhe është nëprocess prokurimi edhe i pesti për njësinë e vetme që ka mbetur, Trebinjën. Me këto ujësjellësa, kemi zgjidhur një nga kërkesat bazike të 72 fshatrave në Bashkinë e Pogradecit. Ne kemi gati nisjen e ndricimit LED jo vetëm për qytetin por për 72 fshatrat edhe kjo është një kërkesë e kahershme e banorëve sepse edhe atje ku ka pasur, nuk kanë qenë cilësore. Projekti që do zbatojmë ka ndricim LED të një cilësie me garanci 5 vjecare për llambë. Paratë për këtë project nuk po i heqim menjëherë nga buxheti i bashkisë, por investitori do te kryejë investimin dhe do t’i marrë paratë për një periudhë kohore disavjeçare ne bazë të kontratës që do të bëhet. Kemi gati 3 projekte infrastrukturore madhore për Mokrën, të kërkuara po ashtu me ngulm nga banorët por që unë mendoj se duhen bërë patjetër, për të zhvilluar më pas atë që quhet Agro Turizëm ose turizëm familjar. Janë tre akse që projektet janë gati dhe presim financimin:
-Golik-Proptisht-Bishnicë
-Dardhas-Osnat-Nicë
-Trebinjë-Cezmë-Shën Marenë
Këto janë 3 artierie kryesore do të realizojnë jovetëm komunikimin e banorëve me Pogradecin dhe më tej, por me rikonstruksionin e tyre , do ti japim një zhvillim shumë të madh turizmit malor në Bishinicë e Velcan, turizmit kulturor në Shën Marenë e Nicë, apo edhe ecjen ne natyrë në Gurin e Kamjes dhe monumenteve të tjera natyrore. Janë tre rrugë që jovetëm zgjidhin hallin e banorëve njëherë e përgjithmonë, por që pas tyre jam i sigurtë se në Mokrën e Poshtëme dhe të Sipërme apo edhe Krahinën e Gorës do të ketë zhvillim të ndjeshëm turistik .
Nuk po premtojmë mrekullitë, por fakti qe kemi nisur kaq shumë projekte tregon që jemi krah punës , duhet të vijojmë përfundimin e tyre për transformimin e Pogradecit. KJOështë arsyeja dhe jam i bindur që do të na votojnë.

4-Si i shihni kundërshatrët në këtë fushatë?
Nuk është në natyrën time të merrem me fushatën e kandidatëve të tjerë . Mendimi im është që partitë e tjera politike nuk i kanë dhënë Pogradecit vëmendjen që duhet sa i përket renditjes së kandidatëve. Partia Demokratike i ka marë gjysmën e zonave kandidatit të PD për Pogradecin duke kërkuar që të votohet Edmond Spaho dhe nga ana tjetër kandidatin e Pogradecit e kanë vendosur të 5-in, duke pasur shumë pak gjasa që ta bëjnë pjesë të listës. Nga ana tjetër LSI është drejt shkrirjes si strukturë e Parti dhe nuk besoj që edhe sikur të marrë 1 mandat, i pari listës të jetë gjithëpërfshirës në qark duke parë edhe Pogradecin. Për të ardhur tek PS e cila sigurisht ka bërë vlerësimin maksimal me dy kandidatë për Pogradecin. znj Blerina Gjylameti që është e dyta në listë dhe unë që jam i 8-ti. Pogradeci ka 17 mijë vota në zgjedhjet e fundit për PS , si e tillë për të ruajtur këto vota dhe maksimizuar ato unë jam renditur i 8-ti, pasi jo vetëm do ruajmë votat e Pogradecit, por do nxjerrim 2 deputetë në Kuvend.

5-Ju po thoni që do të bëni rrokadë liste?
Pogradeci në zgjedhjet e fundit ka marrë mbi 17 mijë vota dhe më këtë numër votash arrin të nxjerrë 2 deputetë. Unë po punoj fort që të siguroj 10.001 vota, kam mbështetje mjaft të madhe si në qytetin tim Pogradec edhe në fshatra, por mbështetje të lartë kam marrë në Korçë, Maliq dhe Devoll dhe besoj fort që do arrij t’i siguroj këto vota për të qenë pjesë e Parlamentit Shqiptar. Të gjithë kandidatët që janë në listë nga numuri 6-të e poshtë janë në garë për të marrë mandatin e deputetit pra nuk kemi të bëjmë me rivalitet por me popullaritetin që të gjithë kanë në elektorat .Më i miri do të fitojë.

6-Pse duhet që Pogradecarët apo banorët e Qarkut të Korcës të votojnë Bledi Comon?
Pogradecarët do të më votojnë si një djalë i këtij qyteti, i lindur dhe rritur këtu. Jam rritur me pogradecarët, jemi larë bashkë në liqen, kemi kaluar të mira dhe të këqija bashkë dhe mbi të gjitha e kam thënë edhe më lart, duhet ta Duash këtë qytet që të punosh edhe më shumë për të.Unë e dua fort këtë qytet, për të bërë maksimumin për ta parë të lulëzuar në cdo sektor.Nuk do të largohem asnje çast nga Pogradeci , do të banoj aty çdo ditë me familjen time ,me pogradecarët e mij të nderuar. Vendi im do të jetë pranë të gjithë atyre që më besuan votën por edhe ata që kanë mendim ndryshe.Kur të kem marrë mandatin, për cdo zotim pogradecarët e dinë shtëpinë time dhe do vijnë të më therrasin atje. Ditët që duhet të jem në Kuvend do i bëj vajtje-ardhje pasi tashmë rruga Tiranë-Korcëështë më e shkurtër falë tunelit të Elbasanit dhe bëhet për pak orë.
Unë do jem gjithmonë Bledi Como, kam disa vite në politikë dhe drejtim dhe nuk kam ndryshuar. Unë e di që pozicionet drejtuese krijojnë edhe kosto, pasi sigurisht nuk mund t’i kënaqësh të gjithë por është e sigurtë që edhe për ato qe ende nuk i kam, bërë kam projektet e mia për ti realizuar.
Së fundmi, Pogradeci nuk mund të përfaqësohet më mirë në Kuvend se sa një pogradecar që njeh cdo pëllëmbë tokë dhe problematikë dhe si i tillë unë mendoj që do më votojnë. E kam edhe shumë të thjeshtë votimin, siç thotë edhe doktori TENSIONI PILOTI 12 me 8, pra 12 Partia Socialiste dhe 8 Bledi Como.