Ndonëse marrëdhëniet shqiptaro-ruse kanë kaluar ndër dekada nëpër shumë dallgëzime kryesisht sf iduese për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të shumëllojshme, një fushë e cila mbetet gjithmonë e vlerësueshme për nga produkti i prodhuar, është linguistika. Në këtë drejtim, një kontribut të thelbësor ka pasur albanologia e famshme ruse Agnija Desnickaja, i cila me veprimtarinë e saj të nisur në vitet 1950, konsiderohet si themeluesja e studimeve albanologjike në Rusi. Interesi i saj për gjuhën shqipe nisi gjatë vizitës të saj të parë në Shqipëri në 1946. Ajo ra menjëherë në dashuri me vendin, njerëzit dhe gjuhën duke e shtyrë atë ta studiojë, ashtu si edhe folklorin, kulturën popullore, letërsinë shqipe dhe historinë e popullit shqiptar, transmeton lexo.com.al.
Ashtu siç do histori dashurie të asaj kohe, prisja e marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike detyruan ndërprerjen e lidhjeve të saj me Shqipërinë në 1961, ndërsa puna e saj mbresëlënëse u inj orua plotësisht gjatë dy dekadave të ardhshme. Pavarësisht prishjes së marrëdhënieve bilaterale, gjuha dhe letërsia shqipe vijoi të mësohej e pandërprerë deri më sot në Rusi, që nga viti 1957 ku ajo e inicioi përfshirjen e tyre në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Leningradit, sot Shën Peterburgu, duke e kthyer atë në një vatër të shquar për albanologjinë. Desnickaja botoi ndër vite studime dhe publikime të shumta për gjuhën shqipe, krahasimin e dialekteve të saj, si brenda Shqipërisë ashtu edhe në trojet shqiptare në rajon dhe jo vetëm. Ajo vizitoi sërish Shqipërinë në 1990 ndërsa ndërroi jetë në 18 prill 1992 në Shen Peterburg, në moshën 80 vjeçare./Lexo.com.al/e.c.