Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos ditën e djeshme me armë zjarri ka deklaruar se sherri ka nisur për parkimin e makinës.
“Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën. Sherri ka nisur per parkimin e makines”, ka deklaruar Okshtuni.
Nje pohim ky i te plagosurit qe ka nxjerre bllof presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha, qe mbreme mbajten “frymen” ne Kavaje dhe akuzuan qeverine e kryeministrin Edi rama se kane bere atentat politik.
Madje kercenuan qe ta zgjidhin ëeshtjen urgjent dhe te mos kete me gjak ne fushate, pasi do te ngrene popullin ne kembe!