UEFA ka konfirmuar që stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë një nga vendet për këtë verë ku do të zhvillohet “Euro 2020” dhe që do të jetë e mbushur me tifozë. Dje, qeveria italiane dha sqarimin e plotë për stadiumin “Olimpico” në Romë që është i gatshëm për të pritur Evropianin dhe do të mbushet të paktën 25% të kapacitetit të saj. UEFA tani zyrtarisht ka konfirmuar Olimpicon si njërën prej stadiumeve që do të presë ndeshje të Euro 202 e mbushur me tifozë.

“UEFA ka marrë sot nga Shoqata Italiane e Futbollit, konfirmimin nga Qeveria Italiane se ndeshjet UEFA EURO 2020 të planifikuara për Stadio Olimpico në Romë, do të zhvillohen me spektatorë,” thuhet në deklaratën zyrtare.

“Autoritetet kanë garantuar që të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit do të plotësohet. Si rezultat, UEFA konsideron që Roma të konfirmohet plotësisht si një vend për turneun”. Italia do të luajë ndeshjen e parë në këtë turne kundër Turqisë në stadiumin “Olimpico” më 11 qershor.