Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se se fshati, ndërsa me Sali Berisha e Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi do u tatojnë me 9%.

Ai tha se “nga Kolonja e Lushnjës se ka zero tatime e taksa për fshatin. Zero tatime e taksa për imputet bujqësore-naftën, plehrat kimike, pesticidet, farërat, fidanët, mekanikën bujqësore, serat. Zero tatime e taksat për të ardhurat e bujkut e blegtorit nga 1 deri ne 140 milion lekë”.

“Kjo ishte beteja jonë dhe e imja, ja dolëm të gjithë bashkë e sot puna e bujkut me imputet është me zero leke tatime e taksa, te ardhurat e bujkut janë me zero leke taksa. E dhamë fjalën dhe e mbajtëm.Mos harroni; Nga 1 janari e për 10 vite, me ne, fshati do jetë pa tatime e taksa, punon me lire, prodhon më lirë, fiton dhe nuk tatohet, të gjitha te ardhurat i mban për vete! Sali Berisha e Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi do u tatojnë me 9%. Janë shumë para. Ne 10 milion lekë të ardhura do ju marrin 900 mije lekë. Ne 0%, 0 leke, Ata 9%. Kjo është diferenca”, thekson Braçe.