Kandidatja e PS për deputete në qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim në njësinë 4 në kryeqytet.

Ajo gjatë takimit theksoi se, “vetëm me qeverisjen e Partisë Socialiste do të çojmë deri në fund programin kombëtar të vaksinimit antikovid, për të përmbushur planin tonë ambicioz të vaksinimit të të gjithë popullatës deri pranverën e ardhshme”.

Manastirliu tha se ky proces do intensifikohet më tej për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infeksionit e që vera të jetë më e lehtësuar.

“Do të vijojmë akoma më shumë të intensifikojmë vaksinimin kudo për grupmoshat që tashmë janë të përcaktuar dhe për ato target grupe në mënyrë që të mundemi të këpusim sa më shumë hallka të zinxhirit të infeksionit dhe padyshim të mundemi të reduktojmë impaktin dhe kostot që vijnë nga kjo pandemi dhe që vera të jetë më e lehtësuar për të gjithë dhe sigurisht që turizmi të jetë sektori që mund të rimëkëmbet e të jetë shumë më mirë se ishe një vit më parë”, – tha Manastirliu.