Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-Covid. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ora policore zgjatet nga 20:00 e mbrëmjes në 22:00.

Gjithashtu ministrja tha se do të hapen fluturimet me Britanike. “Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, tha ministrja.