Namik Dokle është një ndër politikanët më në zë brenda së majtës që ka mbajtur një profil jo të lartë publik për këtë proces zgjedhor.
Gjithësesi, në rrjetet sociale ai ka treguar një detaj nga votimi i sotëm: “Unë votova në orën 7.23 minuta, që do të thotë 7 + 2 + 3 = 12” shkruan Namik Dokle, duke treguar edhe votën që ia ka dhënë Partisë Socialiste.
Diskutimet e tij publike janë bërë me një tjetër ish funksionar të PS, Et’hem Ruka, që edhe ky i fundit, e ka hedhur votën në kutinë e votimit.