Kryeministri Rama gjendet sot në Pogradec, ku dhe po inspekton vazhdimësinë e punimeve në qytet.
Një nga investimet që po bëhen është dhe rehabilitimi i shesheve dhe fasadave në Lagjen nr 2. Ky projekt synon rehabilitimin e zonës duke ruajtur objektet ekzistuese dhe duke e pasuruar zonën me sheshe të vogla dhe zona të gjelbëruara për qytetarët. Ndërhyrjet në rrugët kryesore, falë pozicionit strategjik, ndikojnë rreth 10 mijë banorë, ndërsa qyteti përfiton një dimension të ri ekonomik dhe turistik.
Ndërkohë në rrugën Rinia vazhdon ndërhyrja, ndërsa punimet janë fokusuar në ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të shiut dhe në rrugët e brendshme të bllokut të banimit. Punimet pritet të përfundojnë në shtator.