Kryebashkiaku Veliaj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, foli për fushatën elektorale, pritshmëritë e Partisë Socialiste në këto zgjedhje, por jo vetëm. Ai tha se është e vërtetë që për momentin, qeveria i ka kushtuar më shumë rëndësi, procesit të vaksinimit dhe rindërtimit, por sipas tij, janë bërë ndërhyrje edhe në sektorë të tjerë.
“Emergjenca është e pashmangshme, ajo që Biden premtoi është që në 100 ditët e para do të jenë 100 milionë të vaksinuar, por në fakt u bë më shpejt. Emergjenca ka qenë temë e të gjithë situatës. Të bësh një libër që është “Misioni yt”, ta shesësh, por mos ta propozosh në fushatë, tregon që nuk do të fitosh. Dosjet më të mëdha në kryeministri janë tërmeti dhe COVID-19, nëse nuk i ke në radar e dinë që s’do të fitosh. Ne duhet ti japim më shumë vëmendje edhe temat e tjera. Është sot në kantier drejtësia, janë pushuar disa gjyqtarë. Ne kemi ecur shumë mirë tek karta e studentit dhe po avancojmë për konviktet e reja. Ke të drejt, jo vetëm që të tjerat ekzistojnë, por duhet t’i japim prioritet të gjitha temat. Ishte lajmi i shkëlqyer kalimi nga 200 në 3900 i pagës minimale, por akoma më mirë kur do të kalojë në 400. Pra, taksa do të jetë zero për ata 400 mijë lekë. Sepse 400 mijë lekë është taksa zero dhe është lajm i shkëlqyer për pensionistët. Premtimi i kryeministrit që deri në 2025 të bëhet një barazi dhe është e drejt. Për biznesin e vogël, TVSH dhe taksat për qeverinë qendrore janë zero”, tha kryebashkiaku.
Ju përmendët punë që keni në vazhdim, kur kërkohet një mandat i tretë, bëhen punët, si iu del? Erion Veliaj: Në çështjet e infrastrukturës si dita me natën. Sigurisht me fluksin e njerëzve që vijnë në Tiranë që të kapin punën, dy tunelet e hapura tek ish sheshi Shqiponja kanë lehtësuar ndjeshëm, janë edhe tre tunele për tu hapur. Është tjetër gjë që po vonohemi se po vonohet, sepse fadromat po punojnë. Ndërsa lideri që hipën në gurë betoni bllokon projektin. Në finale kemi një bilanc kur pyetemi për 49 shkolla në Tiranë. Lulzim Basha s’ka bërë asnjë shkollë. Piramida është në proces dhe do të jetë një qendër e madhe teknologjike. Këtë javë hapim parkimin nëntokësor në kopshtin zoologjik. Parqet e Tiranës janë bërë për zili. Ti mund të jesh kritikuesi ynë më i madh, por nuk e mohon parqet e bëra. Arena Kombëtare është një bizhu tjetër e qytetit. Punë janë bërë, ajo që na dallon është që nuk kënaqemi me pak. Më pëlqen tek Rama zelli, i cili thotë se këto ikën, por çdo të bëjmë më tej.
Çdo bëhet më tej? Erion Veliaj: Sa të përfundojnë punimet tek Shqiponja, do të merremi me gjysmën tjetër të unazës së madhe. Qyteti sot bën 101 vjet dhe ka një gërbishte të kohës së Italisë. Mjafton të shikosh sa janë rritur vlerat e pronës tek Zogu i Parë, në Shkozë, e kjo tregon që qeveria ka punuar. Nuk më rezulton që u rrit vlera e kohës, në vitet 2011-2015.
Nga Tirana në Rrogozhinë si e ndjen rezultatin? Erion Veliaj: Do të kemi rezultat më të mirë se në 2017. Nuk dua të vendos baste. Ne duhet të luftojmë për çdo votë, me përkushtim, nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 të mbrëmjes. Unë besoj që ky është një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Ka disa persona që kanë dalë nga binarët, duke nisur nga drejtuesi i opozitës, Presidenti i Republikës. Mbi të gjitha do të përcaktohen fatet e shqiptarëve.
Është kërcënuese kjo që nëse s’na votoni ne harrojini vaksinat, rindërtimin?
Erion Veliaj: Kombet po sillet si njerëzit. Bejruti u shkatërrua nga shpërthimi në port, dhe konferenca e donatorëve morën ¼ e shumës së Shqipërisë. Këtu qartazi ku drejton dikush që ia hapin telefonin. Sot po vaksinohemi shumë me shpejt se disa vende Evropiane. Ka një arsye që kryetari i PD nuk përmend Bashkinë e Tiranës? E para ka të bëjë me dështimin e tij, sepse njerëzit e kujtojnë që s’ka bërë asgjë. Megjithatë do të kemi një fushatë shumë të qetë, siç na ka hije, e di që ka ligje për tubime, ka ligje për bllokimin e rrugëve.
Rezultati që prisni? Erion Veliaj: Nuk e them sepse kam karikuar skuadrën që të marri çdo votë.
Kjo luftë për çdo votë do të bëhet e ndershme? Erion Veliaj: Është bërë Fair Player deri më tani, kemi një kod etike, disa njerëz janë të ndarë me zona. Por ne do të fitojmë në të 5 bashkitë, sepse duan më shumë ata që janë zgjuar se ata që flenë, ata që punojnë. Puna do të shpërblehet, kush punon shpërblehet dhe në Vorë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz është punuar. Pra disa gola bëhen me meritë, disa bëhen me penallti. Duhet të luf tojmë për çdo votë.
A keni një mëzash për elektoratin? Erion Veliaj: S’kam mesazh për elektoratin, mesazhi është për gjyshërit e gjyshet tona, duke i thënë bëni vaksinën. Ata luajtën me jetët e njerëzve në Gërdec, 21 janar, ku u rrafshuan njerëzit. Familjarët e mi u bënë. Shkenca thotë që ata që kanë kaluar COVID-in duhet të bëjnë vetëm një dozë, Policia ime bashkiake e bëri dje. Nëse vaksina prodhon jetë, çfarë rëndësie ka që vjen. I bie tani pemët që ne ndërtojmë në Tiranë, të themi jo si duam se janë Japoneze dhe kanë origjinë nga Lindja, i duam nga Perëndimi. S’ka rëndësi kjo gjë, nëse pema çliron oksigjen. Unë i bëj edhe njëherë thirrje gjyshërve dhe gjysheve, jetoni me shpresën, e jo me frikën dhe me vde kjen.