Një episod për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht ka ndodhur ditën e sotme në Korenë e Jugut. Në sfidën mes Seongnam dhe Gëangju, sulmuesi i ekipit vendas është ndëshkuar me karton të kuq pas një goli të shënuar.
Bëhet fjalë për sulmuesin Fejsal Mulic, i cili ka bërë gjithçka në këtë ndeshje. Serbi ka shënuar golin e parë në pjesën e parë, ku dhe mori një karton të verdhë. Më pas, në fillimin e pjesës së dytë, Mulic ka shënuar edhe golin e 2-0, por nga gëzimi i madh i golit harroi që kishte karton dhe hoqi fanellën.