Nga kalaja e Beratit në një intervistë ndryshe për emisionin ‘Kjo javë’, kryeministri Edi Rama zbuloi se 50 mijë doza të tjera të vaksinës Astrazeneca pritet të vijnë shumë shpejt në Shqipëri.
Kreu i qeverisë Edi Rama tregoi gjithashtu detaje të negociatave me Pfizer.
Ndërsa një ditë më parë nisi vaksnimi me Sinovac për gazetarët dhe uniformat blu, moderatorja e emisionin ‘Kjo Javë’, Nisida Tufa zgjodhi të vaksinohet në prani të kryeministrit, si një mesazh sensibilizues për t’u mbrojtur nga virusi.