Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ishte në aeroportin e Kukësit i cili nesër do të presë emigrantët shqiptarë nga Londra. Ministrja tha se ky do jetë një udhëtim promocional, dhe gjithçka është gati që çunat e Londrës të vijnë.
Ndërkohë Balluku tha se menjëherë pas Kukësit do vijohet me procedurat për aeroportin e Vlorës , ku në datë 20 prill firmoset kontrata me kompaninë koncensionare.
Balluku: Ky do jetë aeroporti i shqiptarëve , i ndërtuar mbi bazën e konceptit për tu shërbyer të gjithëve. Edhe çmime kompetitive. Si çdo projekt i madh përfitimet janë të mëdha, punësimet, injektimi nga kargot, numri i pasagjerëve që do rriten, numrit të turistëve.
Do kemi një element të ri të zhvillimit. Të punësuarit do jenë nga Kukësi, përveç atyre punësimeve që kërkojnë përgatitje specifike.
Me përfundimin e aeroportit të Kukësit në datë 18 me uljen e avionit të parë, vëmendja do jetë në aeroportin e Vlorës, se ne datë 20 firmosim kontratën koncensionare me fituesin dhe më pas koncensionari të vazhdojë punën.
18 prill fluturimi i parë, nga Kukësi. Çunat janë gati, dhe në datë 18 janë këtu dhe i pret Rama, kanë mbetur vetëm përgatitjet e fundit. Destinacionet: për disa qytete në Zvicër, si dhe ato italiane.