Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Presidentes së Re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet social , Rama ka uruar Osmanin dhe është shprehur se zgjedhje e Presidentes së Re përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.
Postimi i plotë i Ramës: Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!?