Vijojnë kritikat ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili paraditen e së dielës votoi në Shqipëri. Reagimi i radhës vjen nga ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Grenell, në një postim në Twitter, shprehet se votimi i tij i tregon botës shumë për Kurtin. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.