Partia Socialiste mbyll fushatën këtë të enjte në Tiranë. Në hyrje të fjalës së tij lideri i socialistëve, Edi Rama tregoi se çfarë kishte biseduar me djalin e tij të vogël, Zahon dhe bashkëshorten Linda Ramën.

Kreu i qeverisë përshëndeti të birin nga tribuna e ngritur në sheshin Skënderbej dhe tha se Zaho i kishte pyetur se kur prindërit do ta votonin atë.

Por kryeministri Rama tha se nuk ia tregoi që për të shkuar në stadin ku është babai i tij duhet të bësh shumë patronazhime.

“Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte. Por Linda i tha ‘Zaho nuk mund të shkosh atje se nuk voton’. Dhe Zaho tha “Kur do votoj unë”. “Do votosh kur të rritesh”. “Po mirë kur unë të rritem ti do më votosh mua”, i tha të ëmës. Nuk i thashës Zahos që për të shkuar në këtë stazh duhet të bësh shumë patronazhime”, tha Rama.