Vijon me ngadalë procesi i numërimit në Durrës, ku deri më tani janë numëruar në total 18% e votave, ku kryeson bindshëm PS. Socialistët kanë marrë deri më tani 52.93%, që ndiqet nga PD 38.89%. LSI ka marrë vetëm 6.26%. Procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve, ndërsa tashmë procesi po vijon.