Qeveria e Kosovës ka vendosur që për momentin të mos e zbatojë reciprocitetin me shtetin e Serbisë. Lidhur me këtë analisti Baton Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti po dëshmon se ka gënjyer hapur pjesën dërrmuese të popullit të Kosovës.
“Ka gënjyer gjithë kohës, patriotizmin e ka fals. Dështimet për tre muaj i ka aq sa të tjetër i kanë bërë gjatë gjithë qeverisjeve. Unë kam bindjen se Kurti e ka shfaqur fuqinë e pushtetit dhe pafuqinë e tij dhe pafuqia e tij është dominante. Unë kam dëshirë që Kurti të jetë i suksesshëm, që mos të zhgënjehen ato 52% që e kanë mbështetur. Albin Kurti për herë të parë gjatë qeverisjes e ka kuptuar shumë sensitiv nga ato që ka premtuar”, tha ai.…