Ish-Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar ashpër në lidhje me situaten e ndere te krijuar gjate procesit te vaksinimit te të moshuarve në Kosovë.
Me anë të një postimi në instagram, Shahini ka ironizuar Kryeministrin dhe Presidenten Kosovare duke iu kujtuar se kur vijnë në Shqipëri për të bërë pushime dhe opozitë, t’ju hedhin edhe një sy edhe qendrave të vaksinimit. “Besoj se do të kishin mësuar diçka nga menaxhimi i procesit të vaksinimit dhe do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre”- shkruan Shahini.
Reagimi i plotë:
“Kur Kryeministri i Kosovës me ekip dhe makina zyrtare shkoi në Tiranë për të bërë opozitë, apo Presidentja e Kosovës shkoi për të pushuar në bregdet, do të kishin bërë mirë të kishin ndaluar shkurtimisht edhe në qendrat e vaksinimit. Besoj se do të kishin mësuar diçka nga menaxhimi i procesit të vaksinimit dhe do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.
Fotoja këtu është nga qendra e vaksinimit në Durrës. Njësoj duken edhe qendrat e qyteteve të tjera, duke përfshirë Tiranën që ka më së shumti frekuentim.”
View this post on Instagram