Dashi-Dashi është një shenjë impulsive, ajo verbohet kur trishtohet. Të lindurit e kësaj shenje nuk mund të reagojnë sipas sjelljes së tyre normale në këtë situatë. Ata kundështojnë, por me pak entuziazëm.
Demi-Të lindurit e kësaj shenje bëhen të izoluar ose të përgjumur kur mërziten. Ata ndihen sikur janë “unë kundër botës”. Përveç kësaj u mungon durimi dhe nxehen shumë shpejtë kur janë të mërzitur.
Binjakët-Binjakët mendojnë shumë, bëhen të heshur dhe e zhvendosin veten e tyre diku tjetër larg të qenurit të mërzitur. Ata nuk e tolerojnë trishtimin dhe shkëputen nga ndjenjat e tyre në këto situata.
Gaforrja-Siç dihet gaforret janë shumë emocional dhe qajnë edhe në ngjarjet me më pak rëndësi. Ata janë të prirur të kenë dhimbje stomaku dhe të kenë ndjenja të ndarjes me çdo njeri që kanë përreth në rastet kur mërziten.
Luani-uanët e ndajnë stresin, por janë shumë të tensionuar edhe pas kësaj. Të lindurit e kësaj shenje janë gjaknxehtë dhe nevojtar dhe janë të prirur që ta kthejnë veten në martir.
Virgjëresha-Virgjëresha ka një dëshirë të madhe të bëjë diçka dhe nuk u përgjigjen bisedave. Të lindurit e kësaj shenje bëhen të hapur dhe kundështues.
Peshorja-Peshoret bëhen të paqëndrueshëm dhe të zymtë në situate të trishtueshme. Ata kanë një mungesë të dukshme të dëshirës për tu socializuar. Shpesh peshoret ndihen të pashpresë, por përpiqen që të qëndrojnë të lumtur.
Akrepi-Akrepët bëhen armiqësorë, të izoluar dhe kanë ndryshime të dukshme humori. Ata shfaqin një melankoli, bëhen paranojak dhe mendimet e tyre bëhen të frikshme.
Shigjetari-Në kohën kur trishtohet, shigjetari bëhet i përgjumur dhe shpesh përdor substanca të tjera për t’u larguar nga realiteti. Ata bëhen më serioz dhe të tensionuar, më pak tolerant dhe e rrënojnë veten me ndjenjën e shqetësimit kur mendojnë për të ardhmen.
Bricjapi-Bricjapët bëhen të pamotivuar, të pashpresë dhe fillojnë të mendojnë shumë. Ata duken shumë të vëmendshëm ndaj çdo gjëje, e sforcojnë veten të ecin përpara, por në fakt asgjë nuk i impresionon në të vërtetë.
Ujori-Ujorët bëhen të shqetësuar dhe të heshtur kur mërziten. Ata e izolojnë veten dhe shkëputen edhe pse ka qëllimin që të duken të lumtur.
Peshqit-Peshqit kanë mendime obsesive dhe kujtojnë çdo ngjarje të keqe që u ka ndodhur atyre në jetë. Ata bëhen ankthiozë, të izoluar dhe kanë tendencën të kenë ndjenja për gjithçka.