Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së pandemisë atje. Referuar të dhënave zyrtare, raportohet se 166 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar këtë numër në 125.501 që prej fillimit të pandemisë.
Rritja e viktimave është e dukshme, pasi një ditë më parë, u raportuan vetëm 110 fatalitete. Nga ana tjetër janë rritur edhe numri i infektimeve. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.224 raste të reja, rreth 800 më shumë se një ditë më parë.