Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Sot do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët.
Të pranishëm janë edhe Ambasadorja Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.
Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.