Duda Balje, deputetja seksi e Kuvendit të Kosovës, i është përgjigjur së fundmi 50 pyetjeve të shpejta për “Prive”.

Duda pranoi se është ajo që bëhet më shumë xheloze për bashkëshortin dhe se nëse nuk do të ishte pjesë e Kuvendit, atëherë do të bëhej profesoreshë.

Ndonëse njihet për format trupore seksi, kur u pyet se cilën pjesë e konsideron si më joshësen tek vetja, ajo u përgjigj: “Sytë”.

Duda zbuloi se një ndër frikërat më të mëdha për të ishte të qëndronte në një dhomë të vogël e të ngushtë.

Kujtimet nga fëmijëria janë të shumta dhe të çmuara, por ish-deputetja arriti të veçonte një: “Kur kam mësuar të ngas biçikletën me prindërit”.

Si një grua e arrirë, Duda tha se nëse do të zgjidhte një fjalë të vetme për të përshkruar veten, ajo do të ishte “këmbëngulëse”. Gjithashtu, ajo pranoi se është provokuese.

Puna e parë për të ishte të punonte si një menaxhere në spital, por Duda tha se është shumë e kënaqur me jetën e saj dhe se nuk do të dëshironte të ndryshonte asgjë

Përveç trupit seksi, ish-deputetja zbuloi se kujdeset shumë edhe për flokët, të cilëve u bën trajtime të ndryshme, ndërsa për make up-in u shpreh se nuk i merr më shumë se 9 minuta nga rutina ditore.

Në muajin mars të këtij viti u mësua se Duda kishte mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës, sepse partia e saj “Unioni Social Demokratik” (SDU) nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.

Por me p[as KQZ me nje vendim te saj, i hoqi nje deputet pakicave te mbeshtetura nga Beogradi, duke bere qe Duda Balja te perfitoje dhe te jete nhe Kuvend!

Duda Balje informoi rreth një vit më parë krijimin e partisë së saj, SDU.

Në atë periudhë ajo tha se “partia është formuar me qëllim për të sjellë diçka ndryshe në skenën politike dhe për të rikthyer fuqinë tek njerëzit” dhe se Unioni Social Demokratik është një parti e njerëzve që ndajnë të njëjtat ide.