Një 21 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Durrës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara”, thotë policia.

Edhe një tjetër ka rënë në pranga pasi është konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

“Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6, duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.