Landi Hysi i “West Side Family”, u bë sot baba për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari duke postuar foton e parë me vogëlushin.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, shkruante Landi.
Ndërkohë Miri i “West Side Family” e uroi publikisht duke zbuluar se partnerja e tij quhet Eva Ago.

Edhe Eva e konfirmoi lajmin duke postuar në Facebook dy foto, një ku shfaqet me Landin dhe një foto të vogëlushit, të cilit i kanë vendosur emrin Lukas.

Eva duket një vajzë shumë bukuroshe dhe nga të dhënat në Facebook tregon se është 33 vjeç dhe punon në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.