Ish kreu i PD Kukes Ibsen Elezi ka reaguar sot për herë të parë pasi u s’kualifikua nga gara për të marrë kreun e PD-së.

Ai u shpreh për emisionin ‘Breaking’ se e priste këtë vendim nga kryesia.

Elezi u shpreh se nuk ka bërë asnjë reagim deri tani, pa u shprehur kryesia. Gjithashtu ai tha se nuk ka kërkuar mbështetjen e ish-kryeministrit për të garuar.

“E kam pritur këtë në një përqindje të madhe, pasi askush nuk mund të rriskojë që të përballet me të vërteta.

Nuk jam kandidat i mbetur në tentativë.

Kam thënë që në PD duhet të futen pikëpamjet e djathta. Unë pas lajmeve për Berishën kam reaguar i pari dhe kam mbajtur qëndrim parimor.

Askush nuk mund ta ndalojë PD-në, qoftë ish-kryeministri apo kryetari aktual i PD-së.

Nuk kam kërkuar mbështetjen e ish-kryeministrit për të garuar. Nuk kam garuar për vota, por për të arritur për të kuptuar se në çfarë shkalle e mendon kryesia që mund të kandidoj. Të di a kam përkrahje apo jo.”, ka deklaruar Elezi!

Si ju duket gara brenda PD-së?

“Unë përderisa vij nga i njëjti propozim si Harxhi, kjo nuk është e kapur. PD duhet të ketë një reformim të plotë, e kjo vjen nga pikëpamje dhe këndvështrime të ndryshme nga Berisha.”