Kryeministri Edi Rama ka qenë mesditën e sotme në Kamëz, për të parë nga afër shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Djali i kryefamiljarit, i tregoi se merrej me pikturë, e me këtë rast Rama i kërkoi t’i tregonte një.
Rama: Po ti me ça merresh
Djali: Une merrem me pikturë
Rama: Me pikturë ë? Po na sill ndonjë ta shikojmë
Djali: I kam andej nga tjetra (i referohet shtëpisë së vjetër)
Rama: Po na e sill një pra, apo të shkoj ta marr unë se përton
Nëna: Ja pitura
Rama: Qenka e madhe
Djali: Pa shkollë pa gjë, po vetëm me pasion e talent
Rama: Shumë mirë, më mirë të bësh pikturë se të luash bingo.