Kryeministri Edi Rama shprehu sot falënderimin për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që të rinjtë me rezultate të larta kanë dërguar ditën e djeshme në adresën gatipërshqipërinë@kryeministria.al.

Rama tha se “grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit”.

“Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë”, tha Rama.