Stërvitja e rregullt jo vetëm që na ndihmon të kemi peshën e duhur por na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, por është gjithashtu një metodë për të zvogëluar infektimin me Covid.
Sipas të dhënave të hulumtimit nga Departamenti i Mjekësisë i Universitetit të Torontos, njerëzit mund të mbrohen në mënyrë efektive jo vetëm nga virusi SARS-COV-2 që shkakton koronavirusin por edhe të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes.
Sigurisht, frekuenca e stërvitjes është shumë e rëndësishme: “Një nga zbulimet më të reja është se kushdo që ka një nivel të moderuar të aktivitetit fizik është më i mbrojtur”, sipas Rebecca Christensen.
Me të gjitha ato përfitime që sjell stërvitja e rregullt, nuk është për t’u habitur që aktiviteti fizik zvogëlon ashpërsinë e simptomave të Covid, kështu nëse vrapi është pjesë e rutinës tuaj, atëherë ju jeni të mbrojtur