Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, ish-mbrojtësi i Juventus, Mehdi Benatia, ka folur për kthimin e Massimiliano Allegri-t te bardhezinjtë.
“Nuk jam i befasuar. E njoh trajnerin dhe njeriun, është një i sëmurë me futbollin. Pas dy vitesh që nuk punon, do të ketë një dëshirë të madhe për t’u rikthyer”, ka thënë marokeni.
“Allegri është një njeri i mirë, por mua më ka zhgënjyer. Është një problem i imi, nuk zhvlerëson njeriun dhe profesionistin. Në vitin e parë tek Juventus kam luajtur pak, normale, isha i ri dhe kisha përpara Barzagli, Chiellini dhe Bonucci”, ka vazhduar Benatia.
“Në sezonin e dytë kam patur më shumë hapësira dhe kam luajtur mirë. Në vitin e tretë duhej të kisha qenë përsëri titullar, por është kthyer Bonucci dhe Allegri nuk më ka dhënë asnjë shans, më ka lënë menjëherë jashtë. Meritoja më shumë, por janë gjëra që ndodhin në futboll”.