Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian.
Ai theksoi se BE-ja është zgjedhja e vetme dhe e fundit për Shqipërinë, duke theksuar se asnjë vend nuk e zëvendëson ndikimin e saj.
“Është e vërtetë që në Shqipëri pak rëndësi ka se kush fiton e kush humb kur bëhet fjalë për BE-në, pasi jemi pro perëndimorë, nuk ka asnjë dyshim që shtegu evropian nuk është një nga zgjedhjet për ne por është zgjedhja e vetme dhe fundore. Për disa vende të tjera që ka edhe aktorë të tjerë me ndikim të madh në Shqipëri. Me gjithë të tjerët ne kemi marrëdhënie të llojeve të ndryshme por asnjë prej tyre nuk është zëvendësuese e BE-së. Si objektivi si destinacioni si partneri ynë, mendoj se ka shumë çështje që duhet të merremi gjatë kësaj kohe”, tha Rama.