Në kuadër të konfirmimit të mbështetjes për integrimin europian, Kryenegociatori Zef Mazi është takuar me zv.Presidentet Bullgare. Përmes rrjeteve sociale mësohet se Mazi dhe Iliana Yotova janë takuar në Sofje, teksa Bullgaria ka shprehur mbështetjen e saj për Shqipërinë.
Ndërkohë, vetë Kryenegociatori Mazi shrkuan: “Shumë i lumtur që u takova dhe bisedova sot me zv.Presidenten e Bullgarisë Iliana Yotova. Një shkëmbim pikëpamjesh i hapur dhe i dobishëm. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Mbështetje e plotë nga Bullgaria” – thotë Mazi.