Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka ironizuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe.
Në një shënim në rrjetet sociale, Kulluri i drejtohet Bashës duke nënvizuar se të ketë kujdes pasi mund të marrë më pak deputetë se me 25 prill, pasi i ka bërë demokratët të marrin valixhet e të ikin e as komsionerë nuk do të gjej dot.
‘Luli kerko dhe riberjen e zgjedhjeve te 2017! Atehere e cove PD me 43 deputete! Denonco edhe ministrat e tu teknike!
Por kujdes se mos del me me pak deputete se 25 prill se i ke bere demokratet te marrin valixhet e te ikin e as komisionere nuk do gjesh dot!’- shkruan Kulluri.
Kujtojmë se një ditë më parë Partia Demokratike kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan.
PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS 10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona.