Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratave të disa degëve të PD-së, të cilat kanë dalë në mbrojtje të Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri drjeton pyetjet drejtuesve të degëve se me kë janë konsultuar që dalin në mbrojtje të Bashës.
Sipas tij, Partinë Demokratike nuk mund ta marrin peng disa njerëz të emëruar dhe se PD duhet të drejtohet nga vullneti i lirë i demokratëve.
“Kryetaret e degeve te PD qe kane dale me deklarata ne mbrojtje te Bashes, me ke jane konsultuar? Me kryesite apo aktivet e degeve te PDSH? Mendimin dhe vullnetin e kujt perfaqesojne? PD eshte prone e anetaresise dhe shprehje e vullnetit te tyre! Kjo parti nuk mund te merret peng nga ca njerez te emeruar por duhet te drejtohet nga vullneti i lire i demokrateve!” shkruan Kulluri.