Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, të hënën prezantoi para deputetëve të kuvendit, programin qeverisës për vitet 2021-2025. Po ashtu ai prezantoi edhe emrat e rinj të qeverisë. Ky program, sipas tij, synon të fokusohet në dy prioritete më urgjente: menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke synuar që të minimizohen pasojat në shëndetin publik, dhe lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, të cilat kërkojnë mobilizimin e potencialit shtetëror.
Emrat e prezantuar nga Kurti
Besnik Beslimi, zv kryeministri i parë- zhvillimi i qëndrueshëm , integrimi evropian dhe dialogu i mirëfilltë Zv kryeministrja e dytë Donika Gërvalla, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës E treta Emilja Rexhepi: një shoqëri e përbashkët që ofron mundësi për të gjithë qytetarët dhe të gjitha pakicat. Ministri i financave punës dhe transferëve, Hekuran Murati: Sistem i qëndrueshëm i Financave publike që mundëson zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.
Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu: Drejtësi e pavarur dhe e paanshme Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj: Forcë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontribuese në paqe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Shvefshla: shërbime efikase për qytetarët .
Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ; popullatë e shëndetshme Ministria e arsimit, Shkencës dhe teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci: për shoqëri konkurrente dhe bashëkpunuese e dijes. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku: Rini a , kultura e sporti motor i zhvillimit të qëndrueshëm
Ministri i administrimit të pushtetit lokal Elbert Krasniqi; qeverisje lokale e qëndrueshme Ministri i mjedisit të planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës Liburn Aliu: Zhvillim i qëndrueshëm në harmoni me mjedisin
Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural Faton Peci: zhvillim bujqësor që përmirëson jetën rurale dhe bilancin tregtar
Ministrja e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë Rozeta Hajdari: Ndërmarrje konkurruese. Ministrja e ekonomisë: Arta Zhvanolli , zhvillim ekonomik i qëndrueshëm përmes energjisë të pastër dhe të përballueshme Ministri i Zhvillimit rajonal Fikrim Damka Ministri për komunitetin dhe kthim Goran Rakiç