Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Lefter Koka tha se mandati që ai ka marrë në Durrës është mëse i merituar, ndërsa shprehet se Ilir Meta s’është larguar nga LSI, pavarësisht se është president.

“Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje.

Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj”, tha Lefter Koka.

I pyetur se si është ndjerë në momentin që presidenti i ka përmendur vëllain apo edhe djalin, gjattë sulmeve të tij politike, Koka u shpreh se:

“Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij.

Me tim bri s’jam ndjerë mirë.

Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme.

Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”.