Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se deri tani 212,418 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antivCOVID.

Duke shprehur vleresimin dhe mirënjohjen për punën shembullore të vaksinatorëve në gjithë vendin, Manastirliu shkruan se deri tani janë kryer në total 664,452 vaksinime.

Statusi i plotë i ministres Manastirliu:
Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve ??

? 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta.

***Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë.

#ShqipëriaBuzëqesh?.