Gazetari Milaim Zeka ka thënë se Vjosa Osmani nuk është duke u sjell si presidente. Në emisionin “Frontal”, në T7 Zeka ka thënë se Osmanit i ka mbetur të sillet si Ilir Meta.
“Vjosa Osmanit nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të sillet si Ilir Meta. Ai atje është bërë për hajmali po thotë merrni sakicat”, ka thënë Zeka.
Këtë deklaratë Zeka e dha kur ishte duke folur për deponimin e kërkesës nga Kosova për lirimin me kusht të ish-ushtarëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.