Për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.
“Mua më ka marrë malli për ju. Jam i lumtur të jem sot këtu për një shenjë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor por sidomos ndaj Shqipërisë. ka disa kolegë që më thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Por unë i përgjigjem se BP nuk është oborr i pasëm por i brendshëm i Evropës. Ndaj është interesi strategjik i Bashkimit Evropian. Unë jam shumë i lumtur të jem sot këtu. Shumë prej jush janë të frustruar dhe në një farë mase të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian. Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi, dhe ky është pozicioni i Qeverisë sime, që Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur. Sigurisht që jemi në fillim të një rruge”, tha ai në konferencën për shtyp me Kryeministrin Rama.