Ditën e nesërme pritet që Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta të zhvillojë mbledhjen e dytë.

Pas 2 refuzimeve, mbetet për t’u parë nëse kreu i shtetit do të jetë i pranishëm në një seancë dëgjimore, nisur nga fakti se ka deklaruar më herët se në datën 10 maj, nuk ka axhendë dhe mund të jetë i pranishëm.

Rendi i ditës:

Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë
E martë, datë 11 maj 2021
Ora:10:00

Në rend të dites:

Miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor.

Miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor.

Caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit.

Çështje të tjera.