Shigjetari-Shigjetari është më naivja e të gjitha shenjave të zodiakut. Ata që besojnë më shumë, aq sa ndonjëherë rrezikojnë të bëhen për budallenj. Por ata të Shigjetarit nuk janë budallenj, thjesht u besojnë shumë njerëzve.
Dashi-Dashi është një tjetër shenjë që tenton të manipulohet lehtë. Dashi ka një zemër të madhe, është i mirë dhe tenton të ndihmojë nëse dikush ka nevojë për të. Të qenit i mirë nuk është gjithmonë një gjë e mirë, sepse i bën ata më të pambrojtur dhe të manipulueshëm.
Demi-Demi, më shumë se naiv, është i zhytur në mendime, i qetë dhe një vëzhgues i kujdesshëm. Ai shpesh quhet naiv, sepse nuk ndërhyn në konflikte, por e vërteta është se atij nuk i bëhet vonë për debatet.
Peshqit-Peshqit janë njerëz të ndikueshëm, ndoshta nga të parët në renditje. Ata janë të kushtëzuar nga emocionet dhe njerëzit të cilëve u besojnë.
Luani-Luani është një nga shenjat që arrin të bëjë kompromis. Është pjesërisht naive, por jo shumë. Në disa drejtime, ai është i ndikuar nga të tjerët, por në raste të rralla, nëse zbulon se ata po tallen me të, ai nxjerr kthetrat.
Peshorja-Peshorja është dukshëm e ashpër dhe e ngurtë, por është vetëm në dukje. Avantazhi i peshores është se arrin të dalë mirë nga çdo marrëdhënie.
Bricjapi-Me Bricjapin nuk do të jeni në gjendje të luani pisët. Më shumë se shenjë e zgjuar, është racionale. Nëse vendos diçka në kokë i vë pikë, nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë të ndryshojë mendjen. Shfaqet si person i ftohtë që sheh punën e vet, por mos e ngacmoni.
Ujori-Ujori është një nga ato shenja që i pëlqen të shohë punën e vet, por nëse është i interesuar për diçka, ai do të bëjë gjithçka që mundet, për të arritur atë që dëshiron. Ne duhet të bëjmë kujdes ndaj njerëzve të këtyre shenjave.
Akrepi-Akrepi është ai që besohet të jetë më i mençuri dhe më dinaku nga të gjithë, por jo. “Dinakëria” shpesh e shtyn të bëjë gabime dhe lëvizje pa kuptim. Megjithatë, ai është një manipulues i madh dhe plot keqdashje.
Virgjëresha-Është një shenjë tjetër që duhet mbajtur nën kontroll. Ka një kapacitet të madh për nuhatje, e kupton kur diçka është e gabuar dhe e di se si të përballojë situatën. Virgjëresha nuk është aq e ëmbël sa duket. Di se si të jetë e pamëshirshme.
Gaforrja-Gaforrja është e dyta në renditje. Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm për manipulim. Me sytë e tyre të ëmbël ata dinë të bëjnë që dikush të bjerë në këmbët e tyre. Janë mbrojtës të mirë dhe të kujdesshëm.
Binjakët-Pa dyshim, binjakët janë shenja më inteligjente. Gjithmonë kanë përgjigjen gati. Janë padyshim më manipulues dhe më të fuqishmit e zodiakut. Ata kanë një ambicie shumë të zhvilluar dhe nëse duan diçka, nuk i pengon dot askush.