Java e parafundit e Kategorisë Superiore ngjalli shumë polemika ku vëmendjen më të madhe e mori takimi Partizani-Vllaznia.

Një sfidë ku pas përfundimit të 90- minutave u nda dhe fituesi këtij edicioni ku të gjitha shanset janë që Teuta të ngrejë trofeun.

Ajo që mori vëmendjen ishte penalltia e gjyqtarit Enea Jorgji, i cili u sulmua ashpër nga drejtuesit e Partizanit, moviolistët që nuk u pajtuan me penalltinë e dhënë si dhe gazetarët.

Deklarata më e bujshme ishte ajo e presidentit të Partizanit Gaz Demi, i cili në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Gazetës TemA Fatjon Baze, e cilësoi Jorgjin si një monstër të cilin do e çojë për ndjekje penale.

Për të komentuar dy javët e fundit ishin të ftuar në emisionin “Sport Magazine” në Ora News, gazetari Fatjon Baze, Klaudio Ndreca, Drilom Xhepollari si dhe ish lojtari i Partizanit Përparim Daiu.

Më poshtë emisioni i plotë.