Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian.
Ai ka dhënë shpjegim se përse Shqipëria pranoi të merrte vaksinën ruse Sinovac për vaksinimin masiv të qytetarëve.
Rama theksoi se Shqipëria dhe vende të Ballkanit u lanë jashtë mekanizmit të shpërndarjes dhe në këtë situatë vendi ynë bëri përpjekje individuale për të marrë vaksina në një kohë që vendi po kalonte momente të vështira prej pandemisë së COVID-19.
“Ne u lamë jashtë shpërndarjes së vaksinave, kjo fqinjësi në mes të Evropës ishte e izoluar nga pjesa tjetër sa i takon përballimit të pandemisë dhe na u desh vetë të bënim përpjekjet tona, ia dolëm mirë bëmë kontrata. Ne nuk morëm Sinovc nga Kina por nga një distributor në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale dhe normalja në këtë marrëdhënie është që nuk ka asgjë speciale”, tha Rama.