Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa ka publikuar urimin e të atit i cili ndodhet i burgosur në Hagë.
Ai shkruan se është shumë e vështirë që të festojë ditëlindjen e saj larg mirëpo e uron që të kalojë sa më mirë nën shoqërinë e fëmijëve të tyre.
“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.
Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë e ti, mos paçshin pengesa siç patëm ne të dy! Jakup Krasniqi, 15 Maj, 2021”, ka shkruar Gresa në postimin në rrjetin social ‘Facebook’.
Jakup Krasniqi, prej 5 nëntorit gjendet në Hagë, në pritje të fillimit të gjykimit për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Së bashku me të i burgosur gjendet edhe ish-presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.