Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banesat e reja të disa familjeve në fshatin Vlashaj, Maminas, të cilat kanë përfituar nga programi i rindërtimit.
Rama tha se “ndërkohë vazhdon kthimi në shtëpitë e reja i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit”.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u shpreh se deri në fund të majit janë mbi 2500 banesave individuale të rindërtuara.
“Edhe pas zgjedhjeve konfirmojmë vazhdimësinë e mbajtjes së premtimeve”, tha ai, ndërsa shtoi se “familjet përfitojnë zgjidhje strehimi afatgjatë”.
Kryetari i bashkisë Shjak, Elton Arbana theksoi se “të gjitha banesat individuale në fshatin Vlashaj kanë përfunduar”.
Arbana tha se këto familje kanë përfituar bonus qiraje që ditën e parë, ndërsa shtoi se janë 21 banesa të rindërtuara vetëm në fshatin Vlashaj.
“Për gjithë bashkinë e Shijakut ka përfunduar loti i parë i banesave individuale, ndërsa nga loti i dytë prej 140 banesash, kanë përfunduar 110 banesa dhe 30 të fundit përfundojnë brenda qershorit”, tha Arbana. /