Rindërtimi i banesave, që u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, vijon në Bubq të Krujës, ku së shpejti, dhjetëra familje do të kenë një shtëpi dhe një lagje të re.
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirmëngjes sot pikërisht me një video nga Bubqi, ndërsa shkruan se po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e Bubqit që po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.