Autoritetet italiane janë duke hartuar masat e reja të pandemisë, që do të çojë vendin drejt hapjes. Ora policore do të zhvendoset së shpejti në 23:00 dhe nga 7 qershori në 00:00.
Ndërkohë, kufizimi i lëvizjes gjatë natës për qytetarët italiane do të hiqet totalisht duke filluar nga 21 qershori.
Mediat italiane, duke cituar burime raportojnë ky është propozimi që kryeministri Mario Draghi do të vendoste në tryezë në dhomën e kontrollit.
Nga 1 qershori Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Sardenja do të hyjnë në zonën e bardhë dhe, nëse tendenca e infektimit nuk ndryshon, Abruzzo, Veneto dhe Liguria gjithashtu do t’i ndjekin ato nga 7 qershori.
Nga 1 qershori, restorantet dhe baret do të jenë të hapura edhe brenda. Në zonat me ngjyrë të bardhë, të vetmet masa paraprake që zbatohen janë mbajtja e maskave dhe distancës.
Qendrat tregtare, galeritë dhe parqet gjatë pushimeve dhe para-festave do të rihapen nga 22 maj, në fundjavën e parë pas ligjit të dekretit Covid.
Ceremonitë martesore do të lejohen duke filluar nga 15 qershori. Të ftuarit, domethënë, duhet të tregojnë një test me rezultat negativ të bërë në 48 orët e mëparshme, certifikatën e shërimit ose vaksinimit.
Gjithashtu, palestrat do të rihapen më 24 maj. Llixhat dhe pishinat e brendshme do të rihapen nga 1 korriku. Nuk ka ende data të hapjes për diskotekat, të cilat për këtë arsye mbesin të mbyllura.