Kryeministri Edi Rama ditët e fundit fokusin kryesor të punës së tij e ka pasur tek procesi i rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.
Këtë të martë kryeministri e ka nisur me një video nga puna për ndërtimin e lagjes së Rilindjes në Vaqarr pas dëmtimit nga tërmeti.
“Mirëmëngjes
me këtë vështrim nga lagja e Rilindjes së Vaqarrit ”, shkruan Rama.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kreu i qeverisë i shoqëruar dhe nga ministri për Rindërtim ka inspektuar dhe ka dorëzuar çelësat e disa banesave të mbaruara në Ndroq dhe në Manzë të Durrësit.