Autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale. Ata nuk ia kanë kursyer pyetjet rreth programit më të ndjekur, i cili ka thyer çdo rekord shikueshmërie. Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë sa ka fituar Olsa nga “Përputhen”. Ajo nuk ka thënë një shifër, mirëpo ka treguar se më shumë është lodhur, se sa ka fituar.

“Shumë ma bëni këtë pyetjen. Jo aq sa jam lodhur”, ka shkruar autorja.