Sot do të filloj vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 65-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë derisa ka njoftuar për fillimin e procesit të vaksinimit kundër Covid-19 për personat mbi moshën 65 vjeç, ka bërë të ditur edhe se prioritet do të jenë personat e regjistruar në platformën e-Kosova.

Fillimisht do të vaksinohen personat nga komuna e Prishtinës. Më poshtë sjellim njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare. Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur

#VAKSINOHU

Orari i vaksinimit kundër COVID-19 E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30) • Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) E premte, 14 maj: (08:00-19:30) • Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF E shtunë, 15 maj (08:00-19:30) • Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF